English

Ministrja e Arsimit: Shkolla e Fierit do rikonstruktohet, s’lejojmë ndërhyrje politike në punën e mirë prej vitesh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Arsimit ka njoftuar se shkolla “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit, që u bë protagoniste 2 herë brenda pak ditëve për shkak të helmimit të disa nxënësve, do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë. Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, ministrja Shahini shton se po shqyrtohen ankesat për ndërhyrje politike në këtë shkollë pas incidenteve të fundit, të cilat sipas saj janë stisur nga opozita jashtëparlamentare.

- Advertisement -

“Nuk do të lejojmë që ngjarje të manipuluara politikisht për të shkaktuar kaos të dëmtojnë punën e mirë që bëhet në atë shkollë prej shumë e shumë vitesh. Kemi shtuar oficerët e sigurisë dhe prezencën e psikologut në shkollë, në mënyrë që të mbështesim drejtoren e cila po bën një punë të mirë në organizimin e shkollës.

Ankesat për ndërhyrje politike në shkollë po i hulumtojmë me kujdes dhe do të marrim masa që të sigurohemi se tensionet politike të stisura nga opozita jashtë-parlamentare mos të ndikojnë punën e rëndësishme shkollore”, – shkruan mes të tjerash ministrja.

Një ditë më parë 60 nxënës të shkollës “Janaq Kilica” në Fier u helmuan në ambientet e shkollës dhe u paraqitën me urgjencë në spitalin e qytetit. Nxënësit sipas Ministrisë së Shëndetësisë kishin probleme në frymëmarrje, ndërsa një pjesë edhe me neuroza paniku. Nxënësit thonë se janë ekspozuar ndaj një substance, sipas mjekëve e padëmshme, por që irriton kanalet e frymëmarrjes.

Sipas policisë së Fierit, paraprakisht dyshohet se një nxënës ka përdorur spraj piperi. 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?