English

Ministrja e Shëndetësisë: Ekspertët parashikojnë rritje të numrit të të prekurve nga coronavirusi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka lajmëruar nga mbledhja e Këshillit të Ministrave disa masa të reja për të parandaluar përhapjen e coronavirusit. Një ndër to është dërgimi i pensionit në shtëpi me kosto zero dhe karantinë me detyrim për të prekurit.

- Advertisement -

“Këtë muaj dhe deri në përfundim të kësaj situate të gjithë pensionistëve do t’i dërgohet pensioni në shtëpi me kosto zero, duke u mbështetur nga ministria e Financave. Postat duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të garantojnë masat për të kufizuar kontaktet me njerëzit”, u shpreh ministrja.

Znj. Manastirliu gjithashtu theksoi se, është vendosur për karantinën e detyrueshme me qëllimin e vetëm për të mbrojtur më të pambrojturit.

“Jemi të vendosur për karantinën e detyrueshme, sido që të jetë ne do kujdesemi për ata që janë më të pambrojturit në këtë situatë, për të moshuarit dhe do të kujdesemi që të mos përhapet ky virus”, u tha ajo.

Ministrja apeloi që qytetarët të zbatojnë rregullat për kufizim të lëvizjeve, pasi bazuar në informacionet e skenarëve do të ketë një numër në rritje të rasteve të konfirmuara.

“Dua të informojë që sipas skenarëve që tashmë janë të ndërtuar prej Komitet te Koronavirusit që janë fleksibël, dinamik të ndërtuar nga komiteti i ekspertëve dhe sipas tyre parashikohet dhe është e pritshme një rritje të numrit të rasteve të prekura”, përfundoi znj, Manastirliu.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?