English

Ministrja finlandeze vizitë në Tiranë: Vlerësim për angazhimin në OSBE

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një takim dypalësh, Ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.

- Advertisement -

Ministrja Elina Valtonen theksoi se Finlanda do vijojë mbështetjen e saj ndaj rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE, teksa nënvizoi rëndësinë e përforcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në OSBE, kryesimin e së cilës Finlanda e merr vitin tjetër.

“OSBE-ja ka një rol të rëndësishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke ndihmuar vendet në forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit.  Dhe nga këto reforma, natyrisht, do të përfitojnë njerëzit e Ballkanit Perëndimor dhe do të shërbejnë edhe si përmbushje e kushteve për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Dhe mirëpres bashkëpunimin me Shqipërinë, pasi Finlanda do të marrë kryesimin e Organizatës vitin e ardhshëm dhe dua të falënderoj gjithashtu Shqipërinë, si dhe Ministrin Hassani personalisht për angazhimin e tij dhe punën e tij gjithëpërfshirëse për dhe në Organizatën e deritanishme. Faleminderit shumë që më pritët mua dhe ekipin tim, dhe mirëpres bashkëpunim akoma dhe më intensiv në të ardhmen”, tha ajo.

Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Finlandës janë vendosur më 27 gusht 1956.

Të dy vendet kanë marrëdhënie shumë të mira dypalëshe dhe një dialog politik që po intensifikohet.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?