English

Ministrja Manastirliu: Shqipëria vend me risk të ulët për përhapjen e coronavirusit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një intervistë për Euronews Albania, deklaron se deri tani nuk ka  asnjë rast të prekur me coronavirusi dhe se Shqipëria paraqet risk të ulët të mundësisë së përhapjes së virusit vdekjeprurës që ka prekur Kinën.

- Advertisement -

“Aktualisht nuk ka asnjë rast të dyshuar. Ne mbetemi një vend me risk të ulët për përhapjen e coronavirusit të ri sepse nuk kemi ekspozim direkt. Nuk kemi kontaktet të drejtpërdrejta me Kinën dhe Wuhani ku ka më shumë të prekur nga  virusi”, deklaroi ministrja.

Nga ana tjetër, znj. Manastirliu nënvizoi se, janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar çdo rast me coronavirus që mund të paraqitet në pikat kufitare.

Znj. Manastirliu tha se, përveç kontrollove që janë vendosur në aeroport, porte dhe pikat kufitare, gjithashtu grupet e punës janë pajisur me dhomat e karantinës, ku do të mbahen personat që do të konstatohen me shenjat e coronavirusit.

“Ne ndjekim protokollet e OBSH mbi sistemit të survejimit. Kemi një sistem për të trajtuar rastet e prekura nga coronavirusi i ri. Kemi në të gjitha pikat kufitare, ku mund të hyjë një rast i prekur, dhomat e karantinës. Kemi dhomat e izolimit në QSUT në rastet kur mund të mbahen personat e prekur nga ky virus”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë.

Gjithashtu, znj. Manastirliu tha se,  pjesë e masave parandaluese është dhe ngritja e një Task-Force, e cila përbëhet nga 24 ekspertë të fushës së Shëndetësisë që po zbatojnë një plan masash për rritjen e survejimit në të gjitha pikat kufitare.

Znj. Manastirliu duke folur për rastin e studentes shqiptare që u kthye nga Wuhani me një avion turk, bëri të ditur se do të riatdhesohet në Shqipëri pasi të qëndrojë për dy javë në karantinë. Kjo masë nuk merret për shkak të dyshimeve se është prekur nga virusi, por sepse kështu e parashikon protokolli i OBSH-së.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?