English

Ministrja Xhaçka i përgjigjet opozitës: Hiqni dorë nga inskenimet dhe ejani na ndihmoni në terren

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka iu përgjigj përmes një videomesazhi akuzave të opozitës, që pretendon se është abuzuar me një tender të ushqimeve të familjeve në nevojë për situatën e COVID-19.

- Advertisement -

Xhaçka e nisi mesazhin e saj duke shpehur keqardhje për atë që e konsideroi si degradim të opozitës së bashkuar dhe tha se akuzat ishin të inskenuara.

“Operacioni i paprecedentë po u vjen në ndihmë mbi 600.000 familjeve e qytetarëve,” deklaroi Xhaçka, e cila shtoi se opozita po përpiqet të hedhë baltë ndaj përpjekjeve humanitare për të përballuar me shpejtësi situatën.

“E inkurajoj opozitën të mos bëjë politikë, por ta referojë çështjen sa më shpejt tek organet e drejtësisë që të sqarohet sa më parë. Procedura e prokurimit të rezervave të shtetit është bërë në përputhje me procedurën ligjore të afateve të përshpejtuara të gjendjes së fatkeqësisë,” tha ministrja e Mbrojtjes.

Ministrja nuk e kurseu as ironinë dhe i bëri opozitës një ftesë publike që t’i vijë në ndihmë shtetit, duke kontrolluar punën e qeverisë ose duke shpërndarë ushqimet tek qytetarët.

“Këta që i bren meraku, i ftoj të heqin pizhamet, të ngrihen nga divanet, të lënë telekomandat, telefonët, Facebook-un dhe të vijnë të na ndihmojnë në terren, atje ku nevoja është vërtet shumë e madhe”, u shpreh ministrja. 

Akuzat e opozitës

Opozita e akuzon Ministrinë e Mbrojtjes se ka shfryëzuar procedurat e emergjencës për të dhënë në mënyrë arbitrare një tender tek një kompani elektronike dhe ndërtimi, të cilës iu dha tenderi për tregtimin e ushqimeve.

Deklarata e opozitës thotë se kjo është një aferë korruptive dhe klienteliste, për shkak se

“1. Kompania që Edi Rama dhe Olta Xhaçka kanë parapërzgjedhur t’i japin plot 1.5 milion euro nuk ka asnjë eksperiencë në tregtimin e produkteve ushqimore. Kompania “Eurovia” është e specializuar për pajisje kompjuterike dhe ndërtim, jo për tregtimin e produkteve ushqimore.

2. E njoftuar parapakisht për hapjen e këtij tenderi, në datë 19 Mars 2020, pra vetëm 6 ditë para se të shpallej fituese e tenderit për ushqime nga Ministria e Mbrojtjes, kompania “Eurovia” shpk, dega Shqipëri, ka modifikuar objektin e aktivitetit të saj, duke shtuar edhe tregtimin në produktet ushqimore. Vetëm 6 ditë pas këtij modifikimi, pa asnjë eksperiencë në këtë fushë, ajo shpallet fituese e tenderit 1.5 milionë euro të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes për paketat ushqimore.”

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?