Në projektligjin final për amnisrinë priten të përfitojnë rreth 500 të dënuar. Ky projektligj në janar do të kaloje për shqyrtim në parlament.
Euronews Albania ka siguruar variantin final të projektligjit për amnistinë të ministrisë së Drejtësisë që u miratua në mbledhjen e qeverisë pak ditë më parë.
Në dokumentin që do t’i kalojë për shqyrtim parlamentit në janar, parashikohen kategoritë e të dënuarve që përfitojnë dhe atyre që përjashtohem.
Kjo amnisti që ndërmerret pas asaj të vitit 2016 ka në fokus gratë, të miturit dhe të moshuarit.
Por sipas projektligjit do të përfitojnë edhe meshkujt të dënuar deri më 2 vjet burgim ose që u ka mbetur 2 vite burgim për të vuajaur.
Nga 56 gra që vuajnë aktualisht dënimin, përfitojnë lirim të menjëhershëm gjysma e tyre ndërsa 28 të tjera përfitojnë ulje 1/3 e dënimit.
Përfitojnë gjithashtu dhe 4 të dënuar të mitur që vuajnë dënimin, ndërsa dy të tjerë përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit.
Gjithashtu, një kategori tjetër përfituese janë edhe burrat mbi 60 vjeç të cilët nuk janë dënuar për vepra penale të rënda që janë të ndaluara për të përfituar nga amnistia.
Por ndryshe nga amnistia e fundit e vitit 2016 këtë herë nuk ka amnisti nga ndjekja penale çka do të thotë se hetimi e gjykimi për personat që akuzohen për vepra penale që parashikohet deri në 2 vite burgim, do të vijojë.