English

Miratohet akti normativ për kthimin e tatimit të parapaguar nga profesionet e lira

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këshilli i Ministrave, miratoi këtë të mërkurë dy vendime që lidhen me profesionet e lira dhe bonusin e pensionistëve.

- Advertisement -

Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi miratimin e aktit normativ që parashikon kthimin e këstit të tatim fitimit të parapaguar nga profesionistët e lirë.

Malaj theksoi se Qeveria ka qenë gjithmonë e angazhuar për t’u rikthyer këto para pas vendimit të gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë, një tjetër vendim është miratimi i bonusit të fundvitit për pensionistët.

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja, bëri me dije se ky bonus është më i madhi që është miratuar ndonjëherë për pensionistët shqiptarë.

Rreth 724 mijë pensionistë do të përfitojnë nga ky bonus, që do të nisë të shpërndahet në javën e dytë të dhjetorit.

Pensionistët që marrin pension deri në 20 mijë lekë do të marrin një bonus prej 150 euro (15 mijë lekë), ndërsa ata që kanë pension më të lartë do të përfitojnë 100 euro (10 mijë lekë). Po ashtu, invalidët, pensionistët familjarë, gra e burra të ve, dhe fëmijët jetimë do të përfitojnë të gjithë një bonus prej 150 euro. Përfshihet gjithashtu edhe një bonus për pensionistët e parakohshëm të ushtarakëve.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?