English

Miratohet projektligji që bllokon diplomat për studentët e mjekësisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Është shoqëruar me debate projektligji “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të dytë Mjekësi e Përgjithshme në IAL publike”.

- Advertisement -

Studentët duhet të firmosin një marrëveshje ku në përfundim të studimeve duhet të punojnë 5 vite në sistemin shëndetësor, e më pas të marrin diplomën.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, Albana Vokshi, si dhe deputetja e PD-së, Ilda Dhori, reaguan ashpër kundër këtij vendimi.

“Zemra e problemit është pagesa, lërini përrallat. Njerëzit kanë dalë në rrugë se duan sa pagat e Kosovës”, tha Vasili.

Pjesë në komision ishte edhe ministrja e Arsimit Evis Kushi si dhe zëvendësministrja Mira Rakacolli. Kushi tha se projektligj synon të parandalojnë largimin e mjekëve por dhe për të plotësuar nevojat në shëndetësi.

“Ne nuk i detyrojmë studentët. Pra, studentët nuk vendosen përpara një detyrimi. Studentët janë të lirë të zgjedhin nëse do të përfitojnë nga lehtësirat apo jo… Ligji nuk e cenon thelbin e kësaj të drejte kushtetuese. Duke qenë se çdo student ka të drejtë të zgjedhë nëse dëshiron të përfitojë nga lehtësitë që krijohen me nënshkrimin e marrëveshjes, apo nëse nuk pranon për të lidhur këtë marrëveshje”, u shpreh ministrja Kushi.

Ndërkohë, Rakacolli u shpreh se një vendim i tillë do të thotë një e ardhme e sigurt për vendin.

“Nuk është vetëm kjo politikë që do të sigurojë ardhjen e mjekëve, por që nga shtimi i kuotave, në përmirësimin e kushteve dhe pagave. Ajo që po bëjmë ne sot është që t’i sigurojmë të ardhmen përmes sistemit shëndetësor qytetarëve”, tha Rakacolli.

Opozita i kërkoi ministres që të ulë detyrimin për punësim nga 5 vite në 3 ose të mos e hedhin në votim. Megjithatë, asnjë nga këto kërkesa nuk u pranua, duke e kaluar projektligjin në votim, i cili më shumicë votash u miratua.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Studentja e mjekësisë përplaset me zv. ministren: Po na i fundosni ëndrrat

“Bojkotojmë mësimin”, studentja e mjekësisë: Do kundërshtojmë pr.ligjin me çdo kusht

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?