“Mirënjohja e Qytetit”, nderohen juristët Luan Omari, Ismet Elezi e Niazi Jaho

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Juristët Luan Omari, Ismet Elezi dhe Niazi Jaho janë nderuar me titullin “Mirënjohja e Qytetit”.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u shprehu mirënjohjen për kontributin e tyre të lënë për brezat e ardhshëm.

“Janë thuajse 300 vite angazhim në shërbim të komunitetit dhe vendit tonë. Është bekim i madh që ju kemi mes nesh dhe një mundësi e jashtëzakonshme që, secili prej nesh t’jua shprehë në sy mirënjohjen dhe falënderimin. Një gjë është e sigurt: historia, koha dhe kontributet kanë provuar se Niazi Jaho, Luan Omari dhe Ismet Elezi janë të denjë për respektin e qytetit tonë një milionësh dhe janë të denjë për të gjithë ata breza, një pjesë e të cilëve janë këtu sot, që janë në majat e karrierës së tyre”, tha Veliaj.

- Advertisement -

Të pranishëm në ceremoni, Prof. Dr. Ismet Elezi, i emocionuar, u shpreh se ky titull ishte surprizë për të.

“E falënderoj dhe i shpreh mirënjohjen që ka zgjedhur tre persona, të cilët janë shokë dhe miq shekullorë, punëtorë të orës së parë në drejtësi, me ndjenjën e lartë përgjegjësisë, të ndershmërisë, të ndërgjegjes kombëtare dhe të aftësisë profesionale, duke dhënë kontributin maksimal për drejtësinë tonë”, tha Ismet Elezi.

Edhe Prof. Dr. Luan Omari dhe juristi i njohur, Niazi Jaho shprehën mirënjohjen e tij për këtë vlerësim. Titulli “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës” tre figurave të njohura akademike iu dha për kontributin e shquar akademik në pasurimin e mendimit juridik në disa fusha.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Më shumë se gjysma e popullsisë së Karabakut largohet për në Armeni

Më shumë se 65 mijë armenë kanë ikur prej Nagorno-Karabakut për në Armeni, ka thënë të enjten Jerevani, teksa vazhdon eksodi në këtë rajon...

Kryesia e Partisë Demokratike përjashton 11 deputetë (Emrat)

Partia Demokratike ka njoftuar këtë të enjte vendimi për përjashtimin e 11 deputetëve të kësaj force politike. Bëhet me dije se vendimi për përjashtimin e...

Kurti: Nëse Serbia kalon pandëshkuar, do ta përsërisë krimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës për sanksionim dhe ndëshkim të Serbisë nga faktori ndërkombëtar për sulmin ndaj...

TË FUNDIT

A do shtoj Shqipëria trupa ushtarakë në Kosovë? Rama: Shikoni filmin “Golda”

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të enjte në një konferencë për mediat, ku i pyetur nëse Shqipëria si anëtare e NATO-s do të shtojë...

Rama: Për të parandaluar konfliktin, KFOR të marrë në kontroll Veriun sa më parë

Kreu i qeverisë Edi Rama në një dalje për mediat teksa ka folur për situatën në Veri të Kosovës është shprehur se Qeveria e...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×