Ekspertët kanë vënë në dyshim ligjshmërinë e agjencisë kufitare europiane, Frontex për dërgimin e disa oficerëve në kufirin Greqi-Turqi.
Me mijëra emigrantë janë zhvendosur e kanë kaluar përmes Turqisë duke arritur në kufirin grek, për të hyrë në BE, pasi Ankaraja deklaroi se nuk do t’i pengonte më për të hyrë në Europë.
Frontex, agjencia që menaxhon kufijtë e jashtëm të Europës, do të shtojë përforciome në zonën e Evrosit duke nisur që nga data 11 mars.
Por ekspertët kanë thënë për Euroneës se kjo lëvizje nuk është e bazuar në ligj.
Kjo deklaratë bazohet në argumentin se Greqia ka pezulluar aplikimet për azil politik që nga data 1 mars.
Dy ditë më vonë, Frontex venodsi të përforcojë kufirin në përgjigje të asaj që shumë ministra të jashtëm të BE-së e kanë quajtur “një përdorim i emigrantëve nga Turqia për t’i bërë BE-së presion politik”.
Zyrtarët e parë të Frontex do të mbërrijnë në Evros më 11 mars, por grupet e të drejtave të njeriut thonë se oepracioni nuk është i bazuar në ligj, pasi agjencia po ndërhyn në një vend që e ka pezulluar pranimin e aplikimeve për azil, me vendim të kryeministrit Kiriakos Micotaqis.
UNHCR ka vënë në dukje se Konventa e vitit 1951 për Statusin e Refugjatit dhe ligjet e BE-së në lidhje me refugjatët nuk kanë asnjë bazë ligjore që të lejojë pezullimin e aplikimeve për një muaj, si në rastin e Greqisë.
Garantimi i të drejtave të njeriut
Ndërhyrja e Frontex bie në kundërshtim me vetë statusin e agjencisë. Frontex shkruan se do të ndërhyjë duke respektuar plotësisht të drejtat e njeriut, por kjo nuk është duke ndodhur, përderisa refugjatëve u mohohet e drejta për azil.
Në vitin 2011, Frontex ka punësuar një zyrtar që të ofrojë këshilla në lidhje me të drejtat e njeriut. Mendimi i këshilltarëve duhet të merret parasysh para se të caktohet ndonjë plan masash. Sipas vetë Frontex-it, roli i Frontex është që të sigurohen se procedurat e azilit do t’u ofrohen njerëzve që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare.
Por kjo e drejtë nuk ka për t’u respektuar në kufirin greko-turk për të paktën një muaj.
Xhuzepe Kampezi, sociolog dhe autor i një studimi të “Frontex”, tha se në këtë rast, oportunizmi politik po del përmbi ligjin, pasi sirianët që i largohen luftës nuk do të lejohen që të aplikojnë për azil.
Euroneës pyeti Frontex në lidhje me këshillën që ka ofruar agjenti i të drejtave të njeriut, por përgjigjja e tyre ishte se Frontex nuk merret me procedura azili. “Komisioni Europian është duke diskutuar me Greqinë në lidhje me këtë temë. Do të vazhdojmë t’u drejtohemi të gjitha kërkesave për azil siç e kërkon ligji”, tha Frontex.
Agjencia Europiane për Kufirin dhe Bregdetin tha se do të dërgojë 100 roja në kufirin grek, si dhe do të ofrojë dy avionë mbikëqyrjeje, dy varka, shtatë avionë, një helikopter dhe katër furgonë me pajisje teknologjike për pamje termike.
Thomas Gammeltoft-Hansen, profesor për ligjet e emigrimit dhe të refugjatëve në universitetin e Kopenhagenit, ka thënë se operacionet e Frontex-it në këto rrethana do të ishin një shkelje e ligjeve të BE-së dhe të drejtave ndërkombëtare të njeriut.
“Vendimi grek për të pezulluar kërkesat për azil është njësoj si të heqësh themelin mbi të cilin qëndroojnë të gjitha operacionet e Frontex”, tha ai.