English

Misioni i KiE për zgjedhjet, Meta: 30 qershori e zhyti vendin në paligjshmëri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kongresi i Autoriteteve Lokale pranë Këshillit të Evropës ka futur në sitë zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

- Advertisement -

Edhe pse nuk pranoi të sillte vëzhgues gjatë atij procesi elektoral, sot ne Tiranë mbërritën përfaqësuesit më të lartë të këtij organi dhe nisën turin e takimeve më zyrtarë shtetërorë, ku në fokus të diskutimeve ishin zhvillimet që nga zgjedhjet vendore të mbajtura në qershor 2019.

Vizitën e parë, përfaqësuesit e KiE e bënë me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, zyrtar ky që u faktorizua me dekretin që anuloi procesin zgjedhor të 30 qershorit.

“Votimet njëpartiake të 30 qershorit nuk i dhanë zgjidhje krizës, por cenuan rëndë edhe demokracinë vendore, duke e zhytur më shumë vendin në rrugën e paligjshmërisë dhe kapjes së shtetit.

Është jetike për të ardhmen e qytetarëve shqiptarë që kësaj situate t’i jepet një zgjidhje tërësore, duke i kthyer legjitimitetin e munguar institucioneve përmes votës së lirë të qytetarëve”, u shpreh Presidenti i Republikës.

Në axhendën e takimeve të zyrtarëve të KiE-së është edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili nuk pranoi të futej në zgjedhje si edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e cila qëndron në detyrë pa mandat për shkak të krizës institucionale si edhe zyrtarë të qeverisë.

Në fund ky mision do të dalë me një qëndrim zyrtar, por përpara kësaj do të zhvillojë edhe 13 takime të tjera për të pasur një panoramë më të qartë për situatën e pushtetit vendor në Shqipëri.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?