English

Mjegulla prej dëdore mahnit turistët në malin Lushan të Kinës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rënia e borës së parë tërhoqi vëmendjen e shumë turistëve, të cilët mirëpriten Vitin e Ri në Kinë. Një det me mjegull bore përfshiu malin Lushan të Provincës Jiangxi në lindje të Kinës, duke tërhequr vëmendjen e  shumë turistëve që kishin ardhur për të mirëpritur Vitin e Ri.

- Advertisement -

Orientuar nga era,  masa e mjegullës nga  mali Dayueshan  u lëshua në fund të luginës. Kurse tek  pemët  në lartesi brenda natës pikat e ujit ngrinë dhe në sipërfaqet e bimëve u krijua një peizazh mahnitës dimëror.

Kur qielli nisi të pastrohej nga mjegulla shumë vizitorë shkuan  në malin e Lushanit për të festuar Vitin e Ri mes natyrës mahnitëse.

“Sapo pashë mjegullën e ftohtë dhe u trondita shumë. Ndihem si një fëmijë nga jugu që nuk ka parë kurrë dëborë,” tha një vizitor.

Peizazhi me dëborë rreth malit Lushan ka të ngjarë të zgjasë deri në fund të shkurtit.  Sipas parashikimeve të Observatorit, kjo dukuri shënon sezonin më të mirë të borës që zgjat për rreth 30 ditë në vit, raporton “Reuters”

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?