Mjekët në Turqi janë në grevë për të dytën ditë radhazi, si protestë kundër pagave të ulëta dhe kushteve të rënda të punës.
Greva e mjekëve vjen në një kohë kur Turqia po përballet me probleme serioze ekonomike.
Sapo anëtarët e sindikatës së mjekëve ndaluan punën, në rrjetet sociale u shfaqën pamje të klinikave pa mjekë, në disa qytete dhe provinca të vendit.
“Mjekët janë në grevë sepse nuk duan të punojnë nën këto kushte”, ka shkruan sindikata e mjekëve në faqen zyrtare në Twitter, duke përmendur pagat, punën me orar të gjatë dhe shtimin e dhunës fizike nga pacientët.
Rreth 316 punonjës shëndetësorë janë sulmuar nga pacientët gjatë vitit 2021 në Turqi, sipas të dhënave në sindikatës lokale, Saglik-Sen.
Të mërkurën, presidenti turk, Erdogan, tha se inflacioni gati 50 për qind është “i përkohshëm” dhe se qytetarët do të duhet të mbajnë barrën mbi supe për një periudhë.
Oraret e gjata të punës në periudhën e pandemisë kanë nxitur shumë mjekë turq të largohen nga vendi.
Sipas Asociacionit të Mjekëve të Turqisë, më shumë se 1,400 mjekë janë larguar nga Turqia gjatë vitit 2021.
Një mjek i ri në Turqi merr pagë mujore prej 404 dollarësh amerikanë.