English

“Mjekët Pa Kufi” bëjnë thirrje për evakuimin emergjent të refugjatëve në Greqi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mjekët Pa Kufi  kanë bërë thirrje për evakuimin emergjent të kampeve të refugjatëve nga ishujt e Greqisë me argumentin se kushtet në të cilat ata ndodhen janë optimale për një përhapje të gjerë të COVID-19.

- Advertisement -

Deri më tani, një person ka rezultuar pozitiv në një kamp në Lesbos.

Kushtet jo higjienike dhe afërsia midis refugjatëve për shkak të mbipopullimit do të thotë se virusi mund të përhapet me një shpejtësi marramendëse. Organizata gjithashtu deklaroi se nuk ka ende një plan në rast epidemie.

“Në disa pjesë të kampit Moria, ka vetëm një çezmë për 1,300 persona dhe nuk ka sapun. Familje me nga 5 ose 6 anëtare flenë nëpër hapësira jo më të madhe se 3 metra katrorë,” thotë Dr Hilde Vochten, koordinatorja mjekësore e “Mjekë Pa Kufi” në Greqi.

Kjo e bën thuajse të pamundur që të ndiqen masat parandaluese, si larja e shpeshtë e duarve dhe mbajtja e distancës nga të tjerët.

Kjo e bën thuajse të pamundur që të ndiqen masat parandaluese, si larja e shpeshtë e duarve dhe

Nuk ka mundësi tjetër përveç se të jetojnë pranë njëri tjetrit

Kombe në mbarë botën kanë ndaluar grumbullimet e personave, megjithatë në këto kampe njerëzit nuk e kanë këtë mundësi zgjedhje.

Dr. Vochten thotë se “do të ishte e pamundur të frenohej përhapja” më kampet e Lesbos, Kos dhe ishujt e tjerë.

Sipas Mjekë Pa Kufi, në kampet e ishujve greke strehohen 42 mijë persona.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?