Mjekët që u kujdesën për shëndetin e ish-futbollistit argjentinas Diego Maradona do të shkojnë në gjykatë dhe do të gjykohen për neglizhencë kriminale, raportuan sot mediat botërore.
Shtatë mjekët në fjalë ishin ata që u kujdesën për Maradonën në periudhën para vdekjes së tij në nëntor 2020, sipas Guardian.
Maradona vdiq në moshën 60-vjeçare teksa po shërohej nga operacioni në tru për një mpiksje gjaku, pas një beteje të gjatë me varësinë nga kokaina dhe alkooli.
Secili prej të pandehurve mund të përballet me nga tetë deri në 25 vjet burg nëse shpallet fajtor për “vrasje me qëllim të mundshëm” për gjoja marrjen e disa veprimeve që ata e dinin se mund të çonin në vdekjen e Maradonës.
Seancat pritet të zgjasin deri në korrik të këtij viti.
Maradona vdiq në një shtëpi me qira në Buenos Aires dy javë pas operacionit. Kur u gjet, u tha se ai vdiq nga efektet e një ataku në zemër, sipas Guardian.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mjekët ngrenë alarmin për rritjen e rasteve me kancer të mushkërive te të rinjtë
- Rriten rastet e kancerit tek të rinjtë, mjekët fajësojnë stilin e jetesës