Në Gjirokastër numri i personave të prekur nga gripi stinor vazhdon të jetë i lartë ndërkohë që problematikë për strukturat e shëndetsisë është vetëmjekimi i tyre në kushtet e shtëpisë.
Përfaqësuesit e Urdhrit të Farmacistit në Gjirokastër pohojnë se është i konsiderueshëm numri i qytetarëve të cilët i drejtohen shërbimit farmaceutik për të marrë antibiotikë apo barna mjekësore të tjera që jepen vetëm me konsultë dhe recetë nga mjeku specialist.
“Përsa i përket antibiotikut në asnjë mënyrë ne nuk duam që të japim dhe nuk duhet që të japim, sepse një problem i madh është rezistenca ndaj antibiotikëve e cila është problem jo vetëm për ne, por për gjithë Europën dhe për kudo, sepse ne e dimë që antibiotiku më shumë, ka veprim tek bakteret nuk ka tek viruset që kështu është e kotë dhënia e antibiotikut megjithatë ne i drejtojmë tek mjeku specialist kur kanë më shumë siptoma që do të thotë gjendja është agravuar ka temperaturë, ka kollë, kaloi në bronikte, në bronshit, megjithëtë edhe njerëzit janë ndërgjegjësuar dhe drejtohen tek mjeku”, tha Albana Braja, kryetare e Urdhërit të Farmacistit në Gjirokastër.
Ajo që rekomandohet në kushtet e gripit të sezonit janë medikamente të cilat nuk kanë efekte anësore për të sëmurët.
“Tani është edhe gripi stinor dhe ne zakonisht në këto raste japim më shumë mjekim siptomatik që do të thotë , tailonhot, paracetamol, shurupë për kollën”, tha më tej Braja.
Në Gjirokastër numërohen rreth 200 persona në ditë, një pjesë e të cilëve fëmijë, të cilët kërkojnë ndihmën e shërbimit shëndetësor si shkak i prekjes nga gripi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gripi arrin pikun/ Mbi 17 mijë pacientë në javë kanë kërkuar ndihmë mjekësore
- 4 fëmijë në terapi intensive, rriten rastet me grip në Shkodër, mbi 100 vizita