Insektet janë shkaktarë të reaksioneve alergjike, ndonjëherë edhe të rënda.
Mjekja alergologe-imunologe Alketa Bakiri, tha në emisionin People në Euronews Albania se duhet treguar kujdes veçanërisht nga pickimet që shkaktohen nga himenopterët, pra grerëzat dhe bletët.
“Me ngrohjen e motit, edhe pse hasen gjatë gjithë vitin, reaksionet ndaj tyre janë shumë të rënda, janë shkaktare kryesore të reaksioneve anafilaktike. Ideja është që ti gjendesh në një mjedis, duke ngrenë diçka apo thjesht duke parë lulet dhe pickohesh. Nisin manifestimesh klinike, mund të jetë skuqje apo ënjtje që mund të jetë e vogël dhe kalon. Por ky reaksion që nis brenda një kohe të shkurtër mund të çojë në vështirësi në frymëmarrje, të përziera, dhimbje barku, duket sikur nuk shikon dhe papritmas humb ndjenjat, sidomos nga pickimi i bletëve dhe grerëzave. Të gjitha këto shenja shfaqen brenda 20 minutave dhe mund të çojë në humbje jete, derisa mund të ndodhë humbje ndjenjash, arrest respirator, mund të ndodhë që pacienti të vijë pa puls, pa tension. Mund të ndodhë të ketë humbur ndjenjat dhe nuk është koshient. Ajo që është e rekomanduar është që ata që shfaqin këto shenja iu duhet një konsultë”, tha mjekja.
LEXONI GJITHASHTU:
- OBSH-ja kërkon të lejohet hyrja e kamionëve me ndihma mjekësore në Gazë
- Dhimbjet kronike të veshit, Mjekja: Duhet të trajtohet, sjellë probleme serioze