Tetori njihet edhe si muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit ndaj gjatë gjithë këtyre ditëve ka pasur dhe do të ketë aktivitete si edhe intervista me mjekë që flasin për rreziqet dhe për rëndësinë e kapjes në kohë të kësaj sëmundjeje.
Edhe Kryeministri Rama i ka bërë thirrje grave që t’i kushtojnë rëndësi vetes duke treguar edhe mundësinë e kryerjes së mamografisë falas në poliklinikat dhe spitalet rajonale në të gjithë vendin, si pjesë e kësaj nisme për parandalimin e kancerit të gjirit.
Qëllimi i “tetorit roze” është qe të rritet numri i ekzaminimeve për kapjen e hershme të kancerit dhe për rritjen e mundësive për një shërim të plotë të gruas.
Mjekja Edlira Rahovica tha në emisionin People në Euroews Albania se shqetësues është fakti që shumë gra hezitojnë të bëjnë konsulta dhe mjekimet e duhura duke tentuar të kurojnë kancerin me kura popullore apo joga dhe meditim.
“Ka gra që i drejtohen mjekësisë alternative, sidomos te gratë lehone e shohim që ushqejnë fëmijën me gji, për mastit, që është infeksioni i gjirit që ndodh gjatë periudhës së gjidhënies… në lëvozhgën e vezës, dyllë blete të vendosur në kokën e gjirit, efektin nuk e di. Zona të ndryshme kanë forma të ndryshme trajtimi, në disa zona vendosin lakra. Edhe njerëz të njohur në media kanë refuzuar të bëjnë kimio, kanë besuar te trajtimet alternative si joga dhe meditimi, kanë vdekur, por nuk është kjo që ne sugjerojmë”, tha mjekja.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rriten rastet e kancerit të gjirit në Gjirokastër, në 9 ditë u diagnostikuan 7 gra
- Ndërgjegjësimi përmes fëmijëve, marshimi në Pogradec kundër kancerit të gjirit