English

Mjeku Pipero: Kush ka pasur kontakt me të infektuar apo të kthyer nga jashtë, të mos dalë nga shtëpia për dy javë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mjeku Infeksionist, Pëllumb Pipero bën të ditur se mjekët dhe infermierët e prekur nga coronavirusi deri tani nuk kanë shfaqur shenja klinike, por ata po qëndrojnë të izoluar në shtëpi për të mos infektuar persona të tjerë.

- Advertisement -

Ndërkohë, pacientët e shtruar në Spitalin Infektiv paraqesin gjendje të qëndrueshme, por z. Pipero tha se, “ka mjaft të panjohura për përhapjen dhe se si vijon trajtimi në spital”.

Për këtë arsye, mjeku i njohur nënvizoi se, duhen të paktën të kalojnë 9 ditë nga shtrimi për të kuptuar gjendjen dhe këtë periudhë aktualisht e kanë kaluar 2 pacientë.

Lidhur me mjekimin, z. Pipero tha se, deri tani nuk kemi një medikament anti COVID-19 të konfirmuar nga organizmat ndërkombëtarë dhe mjekimi që ndiqet është në bazë të simptomave që paraqet pacienti.

“Mjekimi është simptomatik, oksigjeni dhe mbajtja në funksion e organeve vitale. Terapia bazohet në antiviral dhe antibiotik”, tha ai duke folur për Euronews Albania.

Mjeku i njohur infeksionist u bëri thirrje qytetarëve, se luftën mund ta fitojnë vetëm duke bashkëpunuar.

“Këtë epidemi ne mjekët nuk e mundim dot vetëm, por vetëm me mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve. Kufizoni lëvizjet dhe kontaktet, lani duart. Mund të përdorni dhe alkoolin xhel nëse nuk keni mundësi që të lani duart.

Së dyti, kam një thirrje të fortë për të gjitha ata që kanë pasur kontakt me personat e infektuar apo personat që janë kthyer nga jashtë në dy javë e fundit, të mos thyejnë urdhrin për të mos dalë nga shtëpi për dy javë. Të respektojnë këtë rregull për të mbrojtur veten, të tjerët dhe mjekët”, deklaroi z. Pipero.

Ai parashikon se epidemia mund të zgjasë deri në 4 muaj, por për një parashikim më të saktë tha se do të pritet trendi që do të vijojë gjatë këtyre 3 javëve.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?