English

Mokra mblidhet sërish “n’fest”, emigrantët bëhen bashkë në fshatin Potkozhan

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mes valleve, këngëve, ushqimeve tradicionale, performancave nga artistë të njohur, nën malin e Kozicit është mbajtur për të 5-tin vit radhazi ‘Mokra n’Fest’, një festë e cila bën bashkë banorët e zonës e më tepër, rikthen ata të cilët kanë emigruar por e vizitorë vendas e të huaj.

- Advertisement -

Aktiviteti që ka udhëtuar në fshatra të ndryshëm të krahinës së njohur këtë vit ndalesën e pati në Potkozhan, fshat i cili sipas historianit Ledjan Zeqollari ka nxjerrë figura të shquara, për të cilët çelur një ekspozitë.

“Ekspozita i kushtohet fshatit Potkozhan, i cili është një fshat me mjaft tradita për sa i përket kulturës por edhe historisë. Fshat qe ka figura të rëndësishme si At Jovan Vako që ka hapur shkollën e parë shqipe në këtë fshat, Stefan GegPrifti apo vëllezërit Zeografi janë me origjinë nga ky fshat. Është një përmbledhje e gjithë vlerave etno kulturore e Potkozhanit”, tha Ledjan Zeqollari, historian.

Një nga figurat më të njohura të këtij fshati është Maro Mokra, siç njihet nga banorët e zonës,” Gruaja e Hekurt e Mokrës”. E mbesa e saj tregon dashurinë që patriotja e njohur kishte për zonën e Mokrës

“Ka qenë grua heroike, patriotike, vend e kuvend. Ajo vërtet ka qenë fisnike, trimëreshe. Maro Mokra njihet se ka mbështetur luftën nacional çlirimtare, heroizmin e tyre e kanë shërbyer në të mirën e fshatit. Nga shtëpia e Maro Mokrës, sollën ujin, bënë centralin, elektrifikimi i vendit, nga ajo dritare e Maro Mokrës”, u shpreh Marjeta Silo, mbesa e Maro Mokrës.

Fshati është i njohur edhe për gatimet tradicionale bio, të cilat janë të shumëllojta.

Pjesë e festës kanë qenë e turistë të huaj, të cilët shprehen të mahnitur me mikpritjen e banorëve.

“Unë vij nga Amerika. Unë e dua Pogradecin dhe këtë zonë. Me pëlqen shumë mikpritja, vallet, dola të ble disa gjëra. Nuk kam qenë kurrë më parë këtu por do vij përsëri. Është shumë bukur”, tha një turist.

Mokra n’Fest është festa e cila më tepër sesa vallet e këngët kërkon të promovojë zonën kaq shumë të njohur dhe “thërrasë” për vëmendje të institucioneve qendrore ndaj kësaj zone.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Çfarë mendimi keni për sulmet me bomba molotov ndaj institucioneve në protestën e opozitës?