Krahina e Mokrës është një nga krahinat me të njohura, jo vetëm në bashkinë e Pogradecit por në gjithë juglindjen e vendit, e njohur dhe për vlerat historike dhe të trashëgimisë së kulturës.
Për studiuesin Ledjan Zeqollari, Mokra me varret monumentale Ilire, Urën e Golikut, si dhe shumë fshatra që kanë pasur kulmin e zhvillimit në fundit e shekullit të 16, e bëjnë këtë krahine shumë të kërkuar nga turistët vendas e të huaj.
Për të shtuar sa më shumë vëmendjen e turistëve të huaj kryesisht, por dhe vendas, bashkia e Pogradecit për të katërtin vit më radhë organizon në fshatrat e kësaj krahine “Mokra n’Fest”.
Sipas kryebashkiakut Ilir Xhakolli, Mokra nuk ka nevojë vetëm për festa por dhe për investime kryesisht në infrastrukturë, pasi vetëm nëse krijon kushtet e lëvizjeve turistëve, atëherë i është bërë shërbimi më i madh Mokrës.
E veçanta e Mokrës është dhe kulinaria tradicionale, përfshirë këtu lakrorët dhe byrekët e ndryshëm, por edhe kulaçin aq të kërkuar.
Krahina e Mokrës, edhe për shkak të degëzimit të lumit Shkumbin, është vendi ideal për të ushtruar sportet e ujit, në veçanti packrafting.
Edhe këtë vit Mokra n’Fest ka mbledhur jo vetëm banorët e kësaj krahine të njohur, por e të tjerë të ardhur nga qytete të tjera të vendit, të cilët për dy net janë bërë pjesë e kësaj feste, që ka për qëllim promovimin e turizmit në këtë zonë dhe fshatra të tjerë përreth saj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shtohen aplikimet e studentëve në Korçë, kërkohën bujqësia dhe mësuesia
- Festa e Birrës në Korçë, policia publikon planin e masave