Mollasi i braktisur/ Banorët e mbetur tregojnë se 80% janë larguar nga fshati
Dikur këto rrugë gumëzhinin nga të qeshurat e fëmijëve, por sot ecin në heshtje vetëm të moshuarit. Fenomeni i braktisjes së vendit është shndërruar në një plagë me përmasa kombëtare.
Në qarkun e Elbasanit, histori si e 74-vjeçares Kadrije Selimi, nga fshati Mollas i Cerrikut janë të shumta. E moshuara me brengë tregon se emigrimi e ka ndarë nga fëmijët.
“Një e kam larg, një e kam këtu ai është i sëmurë për vete, më thonë fjalë të mira por në këtë kohë që ka ardhur më mirë vetëm, apo jo”-tha Kadrije Selimi.
Fshati dikur numëronte 300 familje, ndërsa sot nuk kanë mbetur as çereku i tyre.
“Mund te kenë ikur 80 %, ka ngel dhe nja 20 %. Qe e tërë lagjia këtu me njerëz tani mund të jenë nja pesë a gjashtë, më tepër nuk ka kanë ikur.”
Largësia, mungesa e infrastrukturës dhe gjendja e vështirë ekonomike ka bërë që qindra njerëz të lënë shtëpitë e tyre.
“Këtu drejt janë katër a pesë shtëpi që janë larguar, të gjithë. Unë kam dy kunetërit e mi që erdhën ndenjtën nja pesë gjashtë vjet e ikën prapë, andej janë”-tha ajo.
Edhe pse me bukuri të rralla natyrore, jetesa tashmë në këto fshatra është bërë e vështirë.
Dyqane, kopshte e zyra u mbyllën ndërsa shkolla numëron vetëm 5 nxënës, edhe këta në pritje për tu larguar së bashku me prindërit e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë