English

Momenti i rëndë kur dy vëlllezërit shqiptarë qëllojnë për vdekje kushëririn e tyre

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 7 tetorit në Athinë, ku dy vëllezër shqiptarë, Enis dhe Aleksandër Loka, vranë me thikë kushëririn e tyre Denis Loka, 28 vjeç.

- Advertisement -

Ngjarja u zhvillua në orën 22:50 në lagjen patision të kryeqytetit grek.

Ishte policia që gjeti 28-vjeçarin e plagosur rëndë nga goditje me thikë. Uniformut ble transportuan me urgjencë drej spitalit Evangelismos, por Denis Loka nuk mudni dot t’i mbijetonte plagëve të marra.

Incidenti u kap nga kamerat e sigurisë, duke treguar përleshjen mes dy vëllezërve dhe kushëririt të tyre.

Pas krimit, dy vëllezërit, 17 dhe 19 vjeç, u dorëzuan në polici disa orë më vonë. Gjatë hetimeve fillestare, 17-vjeçari mori përsipër autorësinë e krimit. Vëllezërit pretenduan se 28-vjeçari kishte abuzuar me ta, megjithatë, detajet për këtë akuzë mbeten ende të paqarta. Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur plotësisht motivet e ngjarjes​ së rëndë.

Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë ndihmuan në hetimet e policisë, të cilat zbuluan momentet e përleshjes së dhunshme që përfundoi në tragjedi.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?