English

Morën peng 17-vjeçarin dhe e ngacmuan seksualisht, në pranga 2 të rinjtë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Lezhës ka arrestuar dy 19-vjeçarë pasi kanë marrë pa dëshirë në automjet një 17-vjeçar dhe e kanë  ngacmuar seksualisht, akt të cilin e kanë publikuar në Tiktok

- Advertisement -

Arrestimi i A. Gj., 19 vjeç, dhe A. Ll., 19 vjeç, të dy banues në Lezhë. u bë pasi 17-vjeçari bëri kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, duke treguar se më datë 21.07.2024, rreth orës 22:30, është marrë në automjet pa dëshirën e tij nga këta dy shtetas

Më pas është çuar në drejtim të fshatit Kolsh-Malsi.

Pasi kanë ndaluar automjetin, këta dy shtetas e kanë shantazhuar 17-vjeçarin me video duke e nxjerrë “Live” në rrjetin social “TikTok” dhe duke e detyruar të përdorë fjalë fyese në video, veprime këto të cilat janë shoqëruar me dhunë fizike ndaj 17-vjeçarit, si dhe e kanë ngacmuar seksualisht.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të arrestuar A. Gj. dhe A. Ll. do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Ngacmimi seksual”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?