English

Mori 1 mijë euro për pushimin e një çështje, në pranga oficerja e Policisë Gjyqësore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një oficere e Policisë Gjyqësore, pranë Prokurorisë së Elbasanit, u arrestua me urdhër të SPAK, si e akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

- Advertisement -

Sipas njoftimit të SPAK, në një emision investiagtiv janë transmetuar pamjet filmike, ku oficerja me inicialet A.D, i ka kërkuar dhe i ka marrë shtetases me iniciale H.Ll shumën prej 1 mijë eurosh, në mënyrë që të pushohej çështja e djalit të kësaj të fundit për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Për këtë Prokuorira e Posaçme ka shpallur akuzën “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” kundrejt oficeres.

Sakaq hetimet për këtë procedim penal vazhdojnë me administrimin e provave të tjera, të cilat do të shërbejnë  për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?