English

Mori 10 mijë euro ryshfet, gjykata lë në burg efektivin e policisë që ruante anijen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Posacme e Apelit ka lënë në burg efektivin e  policisë Armand Marvataj, që dyshohet se ka përfituar  10 mijë euro nga Juxhin Koka për ta lejuar atë të marrë naftën e bllokuar në Durres.

- Advertisement -

Efektivi i Policisë, Marvataj  ishte caktuar detyra të ruante anijen “AYAZANOYBYA” të Tanzanisë, e sekuestruar më 13 janar të këtij viti me 200 ton naftë kontrabandë. Sipas SPAK nxjerrja e lëndës djegëse është bërë në mes të ditës, rreth orës 15:00 të 27 janarit në Porto Romano, ku anija ishte ankoruar që prej sekuestrimit me vendim gjykate.

Agjentët e AMP dhe Policia e Durrësit, bënë ri-këqyrje të anijes, përfshirë edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë në Porto Romano, të cilat kanë filmuar momentet e nxjerrjes së naftës, e cila është marrë me tub përmes një pompe dhe është ngarkuar në autobot. Nga ekspertimi i mostrave të marra në anije rezultoi se nafta ishte zëvendësuar me ujë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?