English

“Mos ekstradoni rusin”- Avokatët bëjnë thirrje qeverisë dhe Ministrit të Drejtësisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me vendim të Gjykatës së Lartë, është lënë në fuqi vendimi për ekstradimin e shtetasit rus Igor Kokunov në Rusi, por avokatët e tij apelojnë ndaj qeverisë dhe Ministrit të Drejtësisë që të mos e lejojnë këtë vendim. Kokunov, i cili kërkohet nga Federata Ruse, mbahet në paraburgim në Shqipëri prej një viti.

- Advertisement -

Avokatët Ardian Visha dhe Isuf Shehu i kanë bërë thirrje qeverisë dhe Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, të mos e ekstradojnë Kokunov në Rusi. Për 60-vjeçarin, i cili është mbajtur në paraburgim prej një viti, Gjykata e Lartë vendosi së fundmi të mbështesë ekstradimin e tij, ndërsa fjala e fundit për këtë çështje i mbetet Ministrit të Drejtësisë.

Igor Kokunov akuzohet në Rusi për veprën penale të “zënies së pozitës së lartë në hierarkinë kriminale.” Sipas avokatëve të tij, kërkesa për ekstradim është firmosur nga Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë, i cili është shpallur non-grata nga organizata ndërkombëtare, përfshirë dhe Shqipërinë. Kokunov u arrestua në pikën kufitare të Muriqanit në gushtin e vitit të kaluar, bazuar në një urdhër arresti ndërkombëtar, edhe pse më herët kishte udhëtuar në Gjermani dhe Mal të Zi.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Çfarë mendimi keni për sulmet me bomba molotov ndaj institucioneve në protestën e opozitës?