Nis seanca e parë në Gjykatën e Tiranës për Dan Hutrën, personi i cili bëri masakër në banesën e ish-partneres së tij, Elena Hysa.
Ai i vrau asaj motrën dhe kunatën dhe e plagosi atë bashkë me nënën e saj. Gjithashtu, ai vrau me armë dhe motrën e kundërshtarit të tij, Elteva Kurti si dhe plagosi të dashurën e tij në Astir, në tentativë për ta vjedhur.
Sapo është futur në sallë ai u është drejtuar mediave duke ju thënë: “Mos gënjeni shumë ore”.
Gjatë seancës Dan Hutra ka kërkuar largimin e avokatit Alfred Haskaj të caktuar kryesisht me pretendimin se nuk është interesuar për çështjen e tij.
Seanca u shty për shkak se një nga anëtarët e trupit gjykues mungonte.
Kujtojmë se Hutra akuzohet për 5 vepra penale, ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, ‘Vrasje me paramendim’, ‘Vrasje e mbetur ne tentative’, ‘Plagosje rëndë me dashje’, ‘Armëmbajtje pa leje’.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Dan Hutra e kishte planifikuar arratisjen”, Gazetari: Bëri mjet prerës me tenxhere
- Tenton të arratiset nga burgu Dan Hutra