Liangbin Chen i arrestuar në aeroportin e Rinasit në korrik të vitit të kaluar, pasi kërkohet në Kinë për mashtrim kompjuterik, i kërkon Gjykatës së Lartë të pezullojë vendimin për ekstradimin e tij.
Më herët për 33-vjeçarin Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit kanë miratuar kërkesën për dorëzimin e tij autoriteteve kineze të cilat e akuzojnë se ka mashtruar mijëra qytetar me vlerë rreth 150 milionë dollarë nëpërmjet platformave për bastet sportive online.
Rekursi në Gjykatën e Lartë i cili nuk ka ende një datë kur do të shqyrtohet, pritet të vendosë përfundimisht fatin e kinezit, i cili fillimisht u mbajt në burg por prej disa muajsh është lënë në arrest shtëpie për shkak të gjendjes shëndetësore.
Mësohet se Liangbin Chen ruhet me forca policore 24 orë në 24 për të shmangur ndonjë arratisje të mundshme, ndërsa përmes avokatëve të tij ka kërkuar azil në Shqipëri pasi në rast se dërgohet në Kinë mund të përndiqet dhe persekutohet.
- LEXONI GJITHASHTU:
- 140 milionë euro mashtrim, Gjykata e Apelit vendos për ekstradimin e kinezit
- 140 milionë euro mashtrim, Gjykata e Tiranës lejon ekstradimin e kinezit