English

“Mos më prek me dorë”, babai i 3-vjeçarit të dhunuar debat me burrin e drejtoreshës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Babai i 3-vjeçarit, i cili dyshohet se u dhunua nga edukatorja në kopështin privat “Gledis”, ka pasur një debat të tensionuar me burrin e drejtoreshës, pas një tentative për të biseduar me këtë të fundit për rastin e fëmijës së tij.

- Advertisement -

Bashkë me gazetaren e Euronews Albania, Lorenc Rrapa u munduan të kontaktonte drejtoreshën, por megjithëse puna e kopështit vazhdonte, askush nuk iu përgjigj thirrjeve për të hapur derën.

Në një intervistë për Euronews Albania, Lorenc Rrapa ka treguar përpjekjen e tij për të komunikuar me drejtoreshën e kopështit, Merita, e cila sipas tij nuk e ka pranuar kërkesën për të folur. Gjatë kohës që ai po xhironte pamje të kopështit, burri i drejtoreshës i ka kërkuar që të ndalonte xhirimin dhe të largohej nga ambientet.

“Shkova për të takuar drejtoreshën Merita dhe aty pashë edhe Ledianën. Kam tentuar të bisedoj me drejtoreshën për të marrë më shumë informacion lidhur me Rudinën, pasi ajo është mikeshë e saj. Pasi kam vajtur atje, më ka dalë burri i drejtoreshës,” tha thënë Lorenc Rrapa për Euronews Albania.

Ai ka shtuar se gjatë bisedës, ai i është referuar kopështit si një “institucion dhunues”, duke theksuar se kishte parë edhe fëmijë të tjerë të cilët, sipas tij, ishin të dhunuar.

“Insitucioni vazhdon aktivitetin, që unë nuk e quaj kopësht, por një institucion dhunues. Kam shkuar për të xhiruar ambientet e kopështit dhe më ka dalë burri i drejtoreshës, i cili më ka penguar të filmoj,” tha ai.

Në një video që shoqëron deklaratat e tij, mund të dëgjohet Lorenci duke i thënë burrit të drejtoreshës: “Mos më prek, se do të bëj kallëzim ndërsa ai i përgjigjet; “Mos bëj video!”. Kam vajtur për të gjetur një prind tjetër dhe aty e pashë që edhe fëmija i tij ishte dhunuar. Ata nuk hapën derën dhe nuk dhanë asnjë shpjegim. I bëj thirrje edukatores Rudinës që të dorëzohet,” ka deklaruar ai.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?