Zyra e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nuk e ka përjashtuar mundësinë për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e mandatarit për kryeministër, ndërkohë që Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po tentojnë të arrijnë një marrëveshje për koalicion qeverisës.
Reagimi i presidencës vjen pasi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i është drejtuar Hashim Thaçit me një letër duke e lutur të mos bëjë vlerësime politike dhe presion, por të presë e të durojë.
Ky vakum institucional në Kosovë ka bllokuar edhe miratimin e buxhetit për vitin 2020. Ditën e djeshme, ambasadori i SHBA-së në Kosovë iu bëri thirrje dy partive kryesore që të formojnë sa më parë qeverinë e re.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes tha të një ditë më parë se marrëveshja me LDK është shumë afër dhe nuk ka arsye pse Thaçi të ushtrojë presione, pasi sipas tij, Kushtetuta e Kosovës thekson se Presidenti ka rol pasiv në formimin e qeverisë.