English

Mosha nuk e pengoi të jepte ndihmë, por COVID-19 nuk e kurseu as doktor Dhimitër Krajën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  ka reaguar për doktor Dhimitër Krajën, i cili edhe pse në pension, zgjodhi të qëndronte në front në ndihmë të kolegëve në QSUT për të përballuar COVID-19.

- Advertisement -

Por, përpjekja e tij nuk ka zgjatur shumë, pasi doktor Kraja rezultoi pozitiv nga coronavirusi. Kreu i opozitës i uron shërim të shpejtë doktor Krajës, ndërsa thekson se sakrifica e mjekëve duhet të respektohet nga të gjithë, pa asnjë dallim.

“Asgjë nuk e ndali doktor Dhimitër Krajën të rikthehet pas 48 vitesh në repartin e infektivit për të ndihmuar dhe shpëtuar jetët e pacientëve. Guximi, humanizmi, profesionalizmi dhe solidariteti njerëzor rrëzuan çdo pengesë, dhe e rikthyen atë në krah të kolegëve të tij, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të bashkëqytetarëve nga virusi i rrezikshëm që e preku dhe atë vetë. I uroj nga zemra doktor Dhimitrit shërim të shpejtë! Urime dhe lutje për shëndetin e tij burojnë nga zemra e çdo shqiptari. Sot si kurrë më parë nderojmë dhe vlerësojmë sakrificat e mjekëve dhe infermierëve tanë që përballen çdo orë me rrezikun dhe sfidat e vështira të shpëtimit të jetëve nga pandemia e COVID-19”, shkruan Basha.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?