English

Moska bombardoi me raketa qytetet ukrainase gjatë Krishtlindjes

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Lufta kundër Ukrainës nuk u ndal për Krishtlindje, pavarësisht se presidenti rus Vladimir Putin tha se ai ishte i hapur për negociata.

- Advertisement -

Ndërkohë forcat e tij zhvilluan më shumë se 40 sulme me raketa në ditën e Krishtlindjes.

Ushtria e Ukrainës njoftoi se forcat e Moskës, në 24 orët e mëparshme, kishin bombarduar dhjetëra qytete në rajonet Luhansk, Donetsk, Kharkiv, Kherson dhe Zaporizhzhia.

“Në drejtimin Kherson, armiku vazhdon granatimet me artileri të zonave të populluara përgjatë bregut të djathtë të lumit Dnipro”, njoftuan autoritetet në Kiev.

Sulmet ruse në termocentralet e Ukrainës kanë lënë miliona njerëz pa energji elektrike dhe Zelenskyy tha se Moska do të synojë t’i bëjë ditët e fundit të vitit 2022 të errëta dhe të vështira.

“Rusia ka humbur gjithçka që mundi këtë vit… E di që errësira nuk do të na pengojë të çojmë pushtuesit drejt humbjeve të reja. Por ne duhet të jemi gati për çdo skenar”, tha ai në një fjalim në ditën e Krishtlindjes.

Besimtarët ortodoksë lindorë të Ukrainës festojnë tradicionalisht Krishtlindjet më 7 janar, ashtu si Rusia.

Megjithatë, këtë vit disa ukrainas ortodoksë vendosën të festojnë më 25 dhjetor dhe zyrtarët ukrainas, përfshirë Zelenskyy uruan për Krishtlindjen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?