Shoferëve të transportit publik të Moskës u është kërkuar të ngrenë alarm nëse një person me shtetësi kineze ngjitet në autobus, kanë thënë për Euronews sindikatat.
Më herët gjatë javës, Rusia lajmëroi se do të ndalonte përkohësisht hyrjen e shtetasve nga Kina, si një masë mbrojtëse nga coronavirusi COVID-19.
Sipas Yuri Dashkov, kreu i Sindikatës Ndër-rajonale të Punonjësve të Transportit Publik, nëse ata shohin një person nga Kina, shoferëve duhet të telefonojnë qendrën e kontrollit, të cilët më pas ia delegojnë këtë informacion policisë.
Sindikata u ka bërë thirrje shoferëve që mos t’i përgjigjen këtyre provokimeve dhe e kanë quajtur urdhrin si “abuzim i pushtetit”.
“Askush nuk e kupton sesi mund të plotësohet kjo kërkesë”, tha Dashkov. “Edhe nëse shoferët shohin që ngjitet një pasagjer nga Kina, me çfarë bazash mund t’ia kërkojë ai që t’i kontrollojë identitetin? Po nëse ata nuk janë kinezë, por koreanë?”
Dashkov tha gjithashtu se nuk është përgjegjësia e shoferëve që të kryejnë këto lloj detyrash: ka oficerë policie, shërbimet e klientit dhe institucione mjekësore që mund ta bëjnë këtë.
Mosgortrans, kompania operatore e transportit publik të Moskës, fillimisht e cilësoi si të rremë këtë lajm, por më pas ka konfirmuar autenticitetin.
“Ne jemi këtu për të siguruar mbarëvajtjen dhe sigurinë e transportit”, thuhej në deklaratë. “Të dhënat i dërgohen doktorëve dhe masa parandaluese ndërmerren nëse shihet e arsyeshme”.
Gjithashtu mund të lexoni: Rusi, ndalohet përkohësisht hyrja e shtetasve kinezë për shkak të coronavirusit