Një stuhi e fortë dëbore ka goditur pjesën më të madhe të Greqisë gjatë këtyre dy ditëve të fundit, duke shkaktuar si rrjedhojë ndërprerje të energjisë elektrike dhe kaos në trafik.
Pak orë pas nisjes së reshjeve të dëborës paraditen e së dielës, furnizimi me energji elektrike në ishullin turistik të Zakinthos u ndërpre. banorët e zonës u shprehën se dëgjuan një shpërthim të fuqishëm që vinte nga transformatori pranë një shkolle.
Rryma elektrike u rikthye pas disa orësh.
Nga e hëna në mëngjes, dy autostradat e vjetra që lidhin pjesën perëndimore me atë lindore të Athinës u mbyllën.
Gjithashtu, reshjet e dendura të dëborës detyruan autoritetet në vend të merrnin masa kufizuese në lëvizjen e automjeteve në tri autostrada që lidhin Athinën me qytetet e mëdha në veri-perëndim të Greqisë, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve me peshë mbi 1.5 tonë.