English

Moti i keq, 2 mijë familje në Mokër pa energji mes acarit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rreth 2 mijë familje në 12 fshatra të njësisë administrative Proptisht, në Mokrën e Poshtme, prej më shumë se 12 orësh janë në terr. Mes temperaturave të ulëta dhe ngricave, mijëra banorë nuk kanë energji elektrike për të gatuar apo për t’u ngrohur.

- Advertisement -

Sipas të dhënave, 12 fshatrat e kësaj njësie furnizohen nga fidri i Përrenjasit, që është nën varësinë e OSHEE Librazhd.

Autoritetet lokale thonë se kanë komunikuar vazhdimisht me punonjësit e OSHEE Librazhd, të cilët deklarojnë se po punojnë për zgjidhjen e situatës. Megjithatë, edhe pas 12 orësh nga momenti i defektit, ende nuk ka një zgjidhje konkrete.

Ndërkohë, teksa temperaturat janë disa gradë nën zero dhe nata është e gjatë, rreth 2 mijë familje në Proptisht mbeten në terr, duke pritur që Librazhdi të sigurojë rikthimin e energjisë elektrike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?