Moti i keq | Qarqet më problematike në vend

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë e Mbrojtjes Civile.

Në njësinë administrative Ana Malit ka permbytje ne nje sipërfaqe prej 400 ha. Ka ndërprerje të energjisë elektrike në njësine administrative Ana Malit, fshatrat Beltojë, Mali Hebe njësia administrative Bërdicë, si dhe njësia administrative Shkrel në Malësinë e Madhe.

Në njësinë administrative Zejmen në Lezhë ka sipërfaqe toke të përmbytur, 50 ha në fushën e Treshit dhe 15 ha në Spiten, ndërsa në njësinë administrative Balldren, ish – këneta e Torovicës ka 200 ha tokë nën ujë.

- Advertisement -

Në Mirditë ka rritje të prurjeve të përroit të Zmejës, në afersi të qytetit Rrëshen, i cili është në kuotë kritike. Është hapur diga në rezervuarin e Qafmollës në Rrëshen pasi ka arritur pikën kritike, nuk ka shkaktuar probleme deri tani.

Në Kurbin ka prezencë uji në lagjen Sanxhak, qyteti Laç në 15 banesa. Në lagjen “Granicë” të qytetit të Gjirokastrës përroi i “Çullos” ka shtuar prurjet dhe rrezikon banesat, ndërkohë që është bllokuar lagjja Lenxat në fshatin Lazarat. Në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, 200 metra pranë tunelit të Skërficës kanë vërshuar ujërat e një përroi malor.

Midis fshatrave Bënçë dhe Lekdush, një masiv me dhera ka bllokuar rrugën po punohet për largimin e inerteve. Në Shijak lumi Erzen në pjesën e fshatit Hardhishtë, njësia administrative Gjepalaj, ka dalë nga shtrati.

Në Krujë lumi Ishëm në pjesën e fshatit Marqinë, njësia administrative Bubq, ka dalë nga shtrati. Në Fier ka ndërprerje të energjisë në disa fshatra, ndërkohë që ka tendencë rritjeje të nivelit të lumenjeve Vjosë, Seman dhe Shkumbin.

Në Elbasan ka rënie inertesh ne aksin Elbasan-Qafe Thane, Elbasan-Gjinar, Gramsh-Moglice, po punohet nga firmat kontraktore. Në aksin e Rrugës së Arbërit sipër tuneleve në hyrje të Baypassit në drejtim të Qafë Murrizës, ka rrëshqitje të dherave nga skarpatet në një segment rruge, po punohet për largimin e inerteve.

Në aksin rrugor nacional Burrel – Shkopet në Shkopet ka renie gurësh në rrugë në 2 segmente, kalimi bëhet në një sens.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Mjekja estetiste Çaushaj: Edhe burrat duan botoks, po vijnë në çift madje

Luada Çaushaj, estetiste është shprehur se përveç grave, botoks bëjnë dhe burrat. E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians”, në Euronews Albania, tha se çiftet...

Shpërthim në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë

Një shpërthim ka ndodhur këtë të premte në sheshin “Adem Jashari” në qytetin e Mitrovicës. Bëhet me dije se si pasjë e shpërthimit janë...

Vazhdojnë sulmet ukrainase në rajonin jugor të Zaporizhias

Sulmet ukrainase në rajonin jugor të Zaporizhjas, janë duke vazhduar, kanë thënë zyrtarë rusë dhe blogerë ushtarakë pro Kremlinit. Ata janë duke raportuar për luftime...

TË FUNDIT

“Territor i pastër”/ Asgjësohen 108 bimë kanabis në Krujë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i Pastër”,  ditën e sotme në Krujë janë kultivuar 108 bimë narkotike. Policia bën m e dije...

Drafti i propozuar nga Rama, Bundestagu konfirmon për Euronews marrjen e dokumentit

Kryeministri Edi Rama, njoftoi ditën e djeshme përmes një konference për shtyp, se i ka dorëzuar kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrit francez Emanuel...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×