Motra e Egli Progës, 42 vjeçarit që u dhunua për vdekje në Elbasan nga Denis Mece, ka reaguar pasi Gjykata e Korçës dha vendimin ndaj tij dhe 3 personave të tjerë.
Sipas saj vendimi për arrest me burg ndaj Meces dhe detyrim paraqitje për tre personat e tjerë të akuzuar për moskallëzim krimi ishte padrejtë, duke e quajtur metaforikisht si një vrasje për të tretën e herë ndaj vëllait të saj.
“Po flisni për padrejtësinë që filloi në Policinë e Shtetit padrejtësi! Çdo regjistrim që kanë bërë ata, që çdo akt që kanë sjellë ata ka shoqëruar dhe Gjykatën në padrejtësi. Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit. Po flasim për një padrejtësi të menjëhershme në kohë së bashku dhe në bashkëpunim. Po flasim për banda të bëra bashkë. Kam parë skedën e vdekjes dhe është me shënim, është vrasje. Po flasim për vrasje, çfarë janë këta të tjerët që lihen me detyrim paraqitje. Po vazhdon të vritet Egli me çdo mosveprim që është duke u kryer. Kjo është vrasje për herë të tretë!” –tha ajo.
Në vazhdim të fjalës së saj, motra e viktimës i ka quajtur personat e përfshirë në këtë ngjarje si një “tufë huliganësh”, të cilët sipas saj njihen në qytetin e Pogradecit për gjobvënie.
“Po flasim për një vrasje me dashje, në bashkëpunim në masë të një njeriu të pafajshëm dhe janë lëshuar një tufë huliganësh. Gjithçka pritet nga ata kriminelë. Në qytetin e Pogradecit këta njihen shumë mirë, për gjobëvënie, jam pa fjalë, nuk di çfarë të them! Dua që drejtësia të vihet në këtë vend.”-përfundoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- “O kafshë”, motra e Egli Progës pret para Gjykatës të dyshuarin për vrasjen e tij
- Dhunuan për vdekje Egli Progën, Gjykata lë në burg autorin. 3 në detyrim paraqitje