English

MPJ njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Suedi dhe Slloveni

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Suedi, se të gjithë personat që janë në gjendje të provojnë se nuk kanë pasur mundësi të lënë Suedinë për shkak të anullimit të fluturimit, ose shkaqe të tjera, mund të aplikojnë për zgjatje afatit të qëndrimit, me kusht që ky afat të mos i kalojë 90 ditët.

- Advertisement -

“Nëse qëndrimi në zonën Schengen do t’i kalojë 90 ditët, duhet të aplikojnë për një vizë vizitori.  Ky aplikim njofton MEPJ duhet të kryhet para se të skadojë afati i qëndrimit të deritanishëm.

Aplikimi bëhet duke ndjekur udhezimet në linkun e mëposhtëm të Portalit Diplomatik;

https://www.government.se/government-of-sëeden/ministry-for-foreign-affairs/diplomatic-portal/​”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sa i përket qytetarëve shqiptarë që aktualisht ndodhen në Slloveni, MEPJ bën me dije se koha e qëndrimit të tyre në këtë vend, në këtë situatë të jashtëzakonshme, nuk do të llogaritet brenda 90 ditëshit të qëndrimit të lejuar në zonën Schengen.

Mund të lexoni gjithashtu:

200 qytetarë shqiptarë të bllokuar në Gjermani nisen drejt Tiranës

Thyerja e rregullave të qëndrimit, MEPJ: Shqiptarët në Itali dhe Çeki nuk do ndëshkohen

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?