English

Muller drejt largimit, 15 vite në Bayern, 33-vjeçari nuk preferohet nga Tuchel

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sezoni aktual mund të konsiderohet ndër më të veçantët për Bayernin e Mynihut, po kjo jo në aspektin pozitiv. Bavarezët kanë zhvilluar një vit plot luhatje, me ndryshimet në stol, eleminimit nga kompeticionet kryesore, e thënë ndryshe po shkon drejt një dështimi absolut.

- Advertisement -

Ardhja e trajnerit Tuchel u shoqërua me eliminimin nga Liga e kampionëve e kupa e Gjermanisë, ndërsa pakënaqësia e futbollistëve është edhe më e madhe. Tekniku 49-vjeçar ka përpiluar listën me lojtarët që nuk i preferon në Mynih, mes tyre dhe Thomas Muller. Mesfushori i kombëtares gjermane ka 15 vite si futbollist profesionist, pjesë e klubit bavarez, shtylla e kësaj skuadre prej vitesh. Forma e tij në rënie ka bërë që të mos jetë më në planet e Thomas Tuchel.

Muller ka debutuar me Bayernin në vitin 2008, plot 439 ndeshje të luajtura ku ka shënuar 143 gola. Gazeta Bild më tej shton se ndaj Muller ka disa oferta, nga Arabia Saudite dhe MLS. Vetë 33-vjeçari dëshiron të qëndrojë në Mynih, duke i dhënë një mesazh dhe trajnerit Tuchel që do të japë maksimumin në sezonin e ri.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?