English

Mungojnë aparatura për operacionet, Manastirliu: Po marrim masat për t’i siguruar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas denoncimit të qytetarëve për moskryerjen e operacioneve të zemrës në Shërbimin e Kirurgjisë kardio-vaskulare në QSUT për shkak të mungesës së oksigjeneratorëve, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i është përgjigjur pyetjes së Euronews Albania ku pohon se po merren masat për t’i siguruar.

- Advertisement -

“Kemi marrë masa për materialet që kanë qenë dhe për të shtuar volumin të vijojë në shërbimin e kardiokirurgjisë. Numri i ndërhyrjeve është rritur krahasuar me një vit më parë me 30%, janë 847 ndërhyrje që janë kryer”, tha Manastirliu.

Lidhur me rastin e infektimit me HIV/AIDS të një fëmije 1 vjeç, Manastirliu theksoi se janë zbatuar protokollet mjekësore.

“Dua të them që ne kemi ndjeshmërinë maksimale për këtë rast. Kuptojmë dhe e ndiejmë. Ndaj reagimit të prindërve, jemi mirëkuptues, e përsëris ndjeshmërinë maksimale. Në ministri ne punën e bazojmë mbi ekspertizën e ekspertëve tanë. ISHP ka kryer hetimin epidemiologjik dhe e ka vlerësuar që në çdo hallkë të sistemit shëndetësor. Sipas ISHP janë zbatuar protokollet mjekësore”, u shpreh ministrja.

Ministrja Manastirliu gjatë analizës vjetore të punës për vitin 2022 tregoi edhe për investimet që do të kryhen gjatë 2023.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?