English

Musical-i që sjell në skenën e Teatrit Kombëtar magjinë e festave 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

‘’Jesus Christ Superstar’’, titullohet musicali që do të shfaqet premierë në skenën e TK me rastin e festive të fundvitit. Magjia e festive e rrëfyer përmes muzikës rock.

- Advertisement -

“Jesus Christ Superstar”’ është shfaqja e zhanerit Musical që vjken për publikun në TK me rastin e fundvitit. Një produksion që ka brenda të gjithë elementët festivë.

Historia e Krishlindjes rrëfehet në skenën e teatrit në vigjilje të saj përmes një produksioni gjigand nga Bashart. Një orkestrim i Jusiald Xhanit  që nën kujdesin e maetrsos Suzana Turku interpretohet krejtësisht live nga emra të rinj si Ervis Saliasi, Egzona Ademi, Amri Asanlliu e te tjerë të cilët kanë për qëllim të mos e lejojnë publikun të qëndrojë i ulur.

”E veçanta e kësaj është se në qoftëse në dikur kemi vënë opera, opereta, pjesë koncertale ky është një musical, nga fillimi në fund një rock musical dhe mua më pëlqen sepse po e këndojnë me shumë dëshirë dhe shumë qejf.”- theksoi Suzana Turku.

Produksioni mban vulën regjisoriale të Altin Bashës, si një mirëseardhje e tij në krye të Teatrit Kombëtar.

”Një opera rock është gjithmonë çdo regjisor e sheh si diçka të veçantë për publikun e tij në veprat që projekton dhe që krijon kështu që në këtë kuptim propozimi për të bërë ”Jesus Christ Superstar”. Një ëndërr që flinte prej kohësh, është një pjesë shumë e njohur që sigurisht nuk është vënë asnjëherë në  Shqipëri ndaj kam fatin të provoj për herë të parë.”- tha Altin Basha.

Të gjithë elementët e shfaqjes do të jenë live, teksa koreografia i është besuar emrave të rinj të talentuar Sara Koçi dhe Luisa Dinellari. Jesus Chist Superstar do të presë publikun në skenën e TK nga data 28 deri më 30 të muajit dhjetor.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×