English

Musk i ndërpret internetin Ukrainës, kërkon financime për satelitët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Elon Musk rikthehet në qendër të vëmendjes. Miliarder i Space X deklaron se kompania e tij nuk mund të financojë “pafundësisht” shërbimin e internetit në Ukrainë me terminalet e saj Starlink.

- Advertisement -

Në shkurt kur nisi lufta, njeriu më i pasur në botë aktivizoi sistemin e internetit satelitor të kompanisë së tij në Ukrainë për të mbajtur online ushtrinë dhe banorët ukrainas.

“Space X nuk po kërkon të rikuperojë shpenzimet e kaluara, por gjithashtu nuk mund të financojë sistemin ekzistues për një kohë të pacaktuar”, shkroi Musk në Twitter.

Starlink punon duke ofruar internet me brez të gjerë përmes një rrjeti satelitësh. Ajo ka rezultuar jetike për ushtrinë e Ukrainës teksa lufton për të rimarrë tokën ukrainase nga Rusia.

Por kjo bamirësi mund të marrë fund. CNN publikoi dokumente ku thuhet se Space X i ka kërkuar qeverisë amerikane të financojë teknologjinë, çka mund të kushtojë 400 milionë dollarë vitin tjetër.

Kohët e fundit miliarderi Elon Musk provokoi zemërimin e Kievit duke i sugjeruar të lëshojë territore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?