English

Musk përfshihet sërish në politikë, propozimi për konfliktin Kinë-Tajvan

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Biznesmeni amerikan Elon Musk ka sugjeruar se tensionet mes Kinës dhe Tajvanit mund të zgjidhen duke i dhënë Pekinit njëfarë kontrolli mbi Tajvanin.

- Advertisement -

“Propozimi im do të ishte krijimi i një zone të veçantë administrative për Tajvanin,  e cila ndoshta nuk do t’i bënte të lumtur të gjithë”, tha Musk në një intervistë për Financial Times.

Musk e tha këtë në përgjigje të pyetjeve në lidhje me Kinën, ku kompania e tij Tesla Motors, e cila prodhon makina elektrike, operon atme me një fabrikë të madhe.

Kina e sheh Tajvanin si një nga provincat e saj dhe Pekini është zotuar prej kohësh të kthejë ishullin nën kontrollin kinez, duke mos përjashtuar përdorimin e forcës nëse është e nevojshme.

Nga ana tjetër qeveria e Tajvanit kundërshton me forcë pretendimet e Kinës dhe thotë se 23 milionë banorët e ishullit mund të vendosin të ardhmen e tyre.

Një zyrtar i Tajvanit tha me ironi se Musk duhet të punësojë një këshilltar politik “serioz”, teksa komentiu një propozim për zgjidhjen e konfliktit midis Kinës dhe Tajvanit.

“Bota e ka parë qartë se çfarë ka ndodhur me Hong Kongun”, tha një zyrtar i Tajvanit në kushte anonimiteti, raporton Reuters.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?