Një nga muxhahedinët ka dhënë një deklaratë për mikrofonin e Euronews Albania, duke thënë se policia shqiptare sulmoi bazën e tyre dhe se brenda kampit janë futur me forcë.
Mes të tjerash, ai theksoi se policia ka hyrë me forcë brenda kampit, ndërsa ka përdorur dhe gaz lotsjellës.
Si pasojë, ai nënvizoi se një person ka mbetur i vrarë dhe disa të plagosur.
“Ata sulmuan bazën tonë; hynë me forcë brenda; përdorën gazlotsjellës. Një person ka mbetur i vrarë. Na sulmuan, disa mbetën të plagosur. Nuk e dimë pse kanë ardhur policia; i goditën muxhahedinët me grusht”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Grupi i hakerave iranianë: Keni ftuar djallin në shtëpi, korrni frytet e punës tuaj
- Zëdhënësi i MEK: Një i vrarë nga kontrollet e policisë në kampin e muxhahedinëve