Eksperti i Ekonomisë Fatos Çoçoli, në një intervistë për Euronews Albania, foli në lidhje me investimet amerikane që priten të zhvillohen në ishullin e Sazanit.
Ai theksoi se dhe qytetarët shqiptarë kanë mundësi të blejnë prona.
Mes tjerash, eksperti nënvizoi se kjo është një mundësi shumë e mirë pasi kemi 30 vjet që presim një investim amerikan, ndërsa shtoi se kjo do të sjellë dhe investime të tjera.
“Mundësitë që qytetarët të blejnë dhe prona atje janë shumë të larta. E veçanta e këtyre projekteve është se vijnë nga një investitor amerikane. Ky njeri do të jetë si dallëndyshe që do të heqë dhe të tjerët. Unë mendoj dhe për Skavicën. Është një reklamë që nuk na ka kushtuar por na ka bërë shumë mirë. Për të mos folur më pas se kanë shumë përqindje të realizushmërisë së tyre. Do sjellin kapital amerikan. Shteti amerikan është shumë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për interesat e kapitalit të shtetasve të tij”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shefat e mbrojtjes të SHBA-së dhe Izraelit diskutojnë për planet për Gazën
- Në mbrojtje të mjedisit, nxënësit pastrojnë Durrësin nga mbetjet plastike