English

“Na duhet një mendje e re”: deputetët votojnë për të larguar kryeministrin e Ukrainës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ukraina tashmë ka një kryeministër të ri, pasi shumica dërrmuese e deputetëve votuan për ta larguar kryeministrin  Oleksiy Honcharuk.

- Advertisement -

Ata votuan 353-0 në favor të dorëheqjes së Honcharukut, i cili më parë kishte pasur përplasje me presidentin Volodymyr Zelenskiy.

Zelenskiy, në fjalën e tij para deputetëve gjatë së mërkurës, fajësoi Honcharuk se kishte dështuar në pengimin e krizës industriale dhe se nuk kishte arritur objektivat e mbledhjes së taksave”, sipas Associated Press.

“Na duhet një mendje dhe zemër e re në qeveri”, tha Zelenskiy.

Më pas, deputetët emëruan Denys Shmygal si pasardhësin e Honcharuk në postin e kreut të qeverisë së Ukrainës.

35-vjeçari Honcharuk, i cili ishte edhe personi më i ri në moshë që mbante postin e kryeministrit në historinë e Ukrainës, ofroi për herë të parë dorëheqjen e tij në janar.

Ngjarja erdhi pasi ai ishte filmuar teksa thoshte se Zelenskiy, një ish aktor komedie pa përvojë në politikë, nuk dinte asgjë për ekonominë.

Zelenskiy e quajti situatën si “të pakëndshme”, por i kërkoi Honcharuk që të qëndrojë në detyrë.

Në fjalën e  tij gjatë së mërkurës, Zelenskiy tha se ndërsa e anëtarët e kabinetit të Honcharuk nuk ishin të përfshirë në korrupsion, përpjekjet e tyre për të ndalur ryshfetin nuk kishin qenë mjaft të forta.

“Nuk është vetëm vjedhja,” tha ai. “I premtuam qytetarëve që do të fitojmë betejën kundër korrupsionit dhe nuk dolëm as barazim”.

Si kundërpërgjigje, Honcharuk përmendi inflacionin e ulët dhe stabilitetin makroekonomik si disa prej arritjeve  të tij dhe lëvdoi lidershipin e Zelenskiyt.

“Kemi një president të mirë, është një person i denjë dhe i ndershëm”, tha Honcharuk.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?