English

Na duhet një njeri normal në krye të shtetit, thotë Rama

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Na duhet një njeri normal në krye të shtetit”.  Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së.

- Advertisement -

“Ilir Meta e ka bërë Shqipërinë qesharake me dekret presidencial dhe kjo do të ndryshojë. Është shumë e rëndësishme për shtetin. Do të kemi një shtet më serioz, duke pasur një figurë më serioze për president”, tha Rama.

“Do të ftoja të gjithë ju që përtej këtij procesi që nisim sot me propozimet, të vazhdojmë të jemi të gjithë aktiv në këtë proces për të dalë në konkluzione sa më të shëndetshme”, shtoi ai.

Kryeministri nënvizoi se presidenti i ri i vendit nuk duhet të jetë një figurë e ngjyrosur politikisht.

“Nuk duam një figurë të ngjyrosur tërësisht politikisht. Ajo që duhet të bëjmë është të bëjmë një sforco të përbashkët duke i hapur rrugë të gjitha detyrimeve të gjithsecilit këtu. Ne nuk mund të hedhim emra që pastaj bëhen mish përtop për mediat. Ne kemi detyrimin t’ja japim njerëzve mundësinë që të shprehen për këtë temë dhe natyrisht duke përcaktuar disa piketa”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?