English

“Na tregojnë burgun”-Rama i përgjigjet komentuesit: Do e shihni marrëdhënien me SHBA

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama në  bashkëbisedim me komentuesit në rrjetet sociale  në rubrikën ‘Sy m’Sy,  tha se dikur në Tiranë ka pasur më shumë energji elektrike të prodhurar me naftë se me energji elektrike, ndërsa rreth 50% e popullsisë nuk i paguanin detyrimet lidhur me ujin e dritat, situatë që sipas tij ndryshoi me arrdhjen e PS-së në pushtet.

- Advertisement -

Ai tha gjithashtu se PS ka qenë partia që ka kërkuar reformimin e drejtësisë se re ndërsa opozita vazhdon të “tregojë burgun”.

“Të kujtohet ty se si ecej nëpër Tiranë, një hap një gjenerator, të kujtohet që 50% e miltetit nuk paguanin dhe e vidhnin energjinë elektrike, ndërsa të tjerët paguanin edhe për ta? E ata që kanë paguar kanë qenë kryesisht votues të Partisë Socialiste. Budallenj të mëdhenj ne që hapim luftë kundër korrupsionit, që bëjmë reformë në drejtësi që askush nuk ka guxuar të bëjë, që i japim shpatën e pushtetit politik në dorë drejtësisë që të godasë edhe mbi trupin tonë, sepse ne jemi këtu për të bërë Shqipërinë shtet e me drejtësi e jo për të kontrolluar drejtësinë e për ta lënë Shqipërinë jashtë BE-së. E tani çohesh ti zotërote bashkë me shokët e tu të kënetës e na tregoni ju kënetën, na tregoni ju burgun e kush do hyjë në burg. E kuptoni sa larg realiteti jeni? Gjithsesi jeni pakicë”,-tha kryeministri Rama.

Duke iu përgjigjur4 një komentuesi i cili shprehej “Na fol pak për marrëdhëniet me Amerikën”, Rama u shpreh:

“Do e shihni dhe Amerikën edhe marrëdhenien me Amerikën edhe mbështetjen e Amerikës, siç i keni parë, por nuk i mbani mend se ju mban këneta peng. Edhe kur fitoi Donald Trump herën e parë më thatë ik vetë se do të marrë Trump zvarrë, si vazhdoi pastaj?”-u shpreh ai.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?