U bë fakt i kryer se Bayern dhe Nagelsmann do të ribashkoheshin, por duket se nuk ka pasur asgjë të vërtetë, kjo pasi trajneri do të qëndrojë në krye të kombëtares gjermane.
Kjo jo vetëm për kampionatin evropian që luhet në periudhën 14 qershor-14 korrik, por edhe më tej, teksa sipas informacioneve, akordi është arritur për një shtim kontrate deri në vitin 2026. Pra, synimi është kualifikimi i panzerave në kampionatin botëror, pse jo dhe fitimi i trofeut. Në këtë pikë, Nagelsmann dhe Bayern nuk do të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin të paktën deri 2 vitet e ardhshme.
Atëherë Max Eberl dhe drejtuesit e tjerë të klubit bavarez do të duhen të gjejnë një tjetër trajner për ta emëruar në krye edhe pse ka disa alternative të cilat po diskutohen, mes tyre dhe Roberto De Zerbi.
Është ende i cuditshëm fakti se si Bayern e largoi Nagelsmann në mes të sezonit të shkuar dhe afroi Thomas Tuchel, ndërsa tani duket se skuadra është penduar duke i bërë atij një tjetër ofertë për tu rikthyer. Gjërat janë më të vështira, pasi kombëtarja është prioriteti kryesor për gjithë federatën në shtetin me mbi 80 milionë banorë.
Në anën tjetër, tek bavarezët ajo cka është e sigurt, është fakti se Tuchel do të largohet në verë, por ende nuk ka asgjë nëse fitimi i Champions do të ndryshonte fatin e tij apo jo.